Drejtësia

Vrau kamerierin me grusht, Apeli dënon me 17 vjet burg Erjon Llapushin

Gazeta Si – Gjykata e Apelit ka dënuar në mungesë me 17 vite heqje lirie të shumëkërkuarin e drejtësisë, Erjon Llapushi.

Ai u dënua për vrasje me dashje pasi goditi me grusht dhe i shkaktoi vdekjen kamarierit
Gazment Kurmaku.

Prokuroria e kualifikoi vrasje me dashje dhe kërkoi dënimin me 20 vjet burg. Ngjarja ndodhi më 2 tetor 2021, kur konflikti mes Llapushit dhe viktimës nisi për shkak të një tavoline të rezervuar, duke çuar në sulmin fatal ndaj Kurmakut.

Kryekamarieri 57-vjeçar ndërroi jetë në spital 5 ditë pasi u godit me sende të forta nga Erjon Llapushi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë