Rend dhe Ligj

Ndryshime të reja në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit

Gazeta Si – Policia e Shtetit ka njoftuar këtë të mërkurë, 1 korrik, një sërë ndryshimesh në strukturat drejtuese, duke emëruar drejtues të rinj në Akademinë e Sigurisë dhe në disa komisariate policie në vend.

Me vendimet e marra nga kryepolici Skënder Hita, spikat ajo e Alfred Çepes, i cili është emëruar Dekan i Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit në Akademinë e Sigurisë.

Po ashtu, janë emëruar edhe drejtues të rinj të komisariateve të policisë:

Feliks Hoda – Shef i Komisariatit të Policisë Sarandë;

Agim Troci – Shef i Komisariatit të Policisë Gjirokastër;

Pavlin Zhivani – Shef i Komisariatit të Policisë Pukë;

Ledian Kerka – Shef i Komisariatit të Policisë Kukës;

Vilson Sterkaj – Shef i Komisariatit të Policisë Cërrik;

Oltion Gjoni – Shef i Komisariatit të Policisë Devoll;

Vendim Imeraj – Shef i Komisariatit të Policisë Delvinë;

Medin Hasani – Shef i Komisariatit të Policisë Përmet.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë