Politike

Begaj dekreton ligjin për amnistinë penale, përfitojnë 1335 të dënuar!

Nga Gazeta ‘Si’- Pak ditë pasi Kuvendi miratoi me 84 vota amnistinë penale, Presidenti i Republikës Bajram Begaj, dekretoi sot (30 qershor) shpalljen e ligjit ‘Për dhënie amnistie’.

Me këtë amnisti, 466 persona do të lirohen menjëherë nga burgu, nga të cilët 11 janë gra dhe 1 i mitur. Ndërkohë, 869 të tjerët do të përfitojnë ulje dënimi, mes tyre 8 gra dhe 1 i mitur.

Amnistia penale hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë