Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas publikimit të një dokumenti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), që lidhet me Dritan Goxhajn dhe deklaratat e tij të vitit 1999 ku pretendohet se refuzon të marrë pjesë në luftë, ndryshe nga i ati.
Goxhaj i cili lexoi kërkesat e protestuesve, gjatë gjithë kësaj kohë ka pretenduar se ka qenë luftëtar i UÇK në Kosovë dhe Preshevë por në fakt në dokumentin e firmosur nga një prej ish drejtuesve të UÇK, Xheladin Gashi i njohur si komandant Plaku, thuhet se Dritan Goxhaj, kishte refuzuar të luftonte.
Në reagimin e tij, Rama e ka shoqëruar dokumentin me një mesazh të fortë politik, duke iu përgjigjur kritikëve dhe mbështetësve të protestave të fundit.
Ai ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj disa prej komenteve dhe akuzave të bëra në rrjete sociale, duke i cilësuar disa prej tyre si manipulime dhe dezinformim digjital.
Kryeministri ka theksuar gjithashtu se nuk pranon të hedhë “asnjë pikë baltë” mbi flamurin e UÇK-së, duke u distancuar nga çdo interpretim që, sipas tij, synon të lidhë protestën me sulme ndaj historisë së luftës në Kosovë.

Në reagimin e tij, Rama ka paralajmëruar se çdo pretendim për përfshirje të faktorëve të huaj apo manipulime në protestë do të qartësohet në vijim, ndërsa ka theksuar se e vërteta do të dalë në dritë pas, siç u shpreh ai, “shpërndarjes së mjegullës digjitale”.
“Ej, trima, jo për një manipulator gjysëm taleban e gjysëm mitoman, po për krejt botën sikur të ma falin, nuk e hedh një pikë balte unë mbi flamurin e UÇK-së”, shkruan ai.
Debati vjen në vazhdën e tensioneve politike dhe reagimeve të forta në rrjet lidhur me protestën e zhvilluar në Tiranë dhe figurat publike të përfshira në të.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje