Politike

Rama në Francë, takim kokë më kokë me Macron. Në fokus integrimi në BE 

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama do të pritet sot në Paris nga Presidenti i Francës Emmanuel Macron. Diskutimet pritet të zhvillohen mesditën e sotme në Pallatin Elize.

Sipas njoftimit të qeverisë franceze, në fokus të takimit do të jetë integrimi i Shqipërisë në BE dhe investimet franceze në vendin tonë.

Takimi i Ramës me Macron vjen në një ditë kur protesta qytetare në Tiranë do të hyjë në ditën e 23-të të saj, ku kërkesa kryesore është dorëheqja e Ramës.

Jo më larg se më 17 qershor, Parlamenti Europian miratoi progres-raportin për vendin tonë duke rikonfirmuar mbështetjen në këtë rrugëtim. 

“Shqipëria ka si objektiv që të anëtarësohet në BE brenda vitit 2030. Gjithashtu, objektivi është që negociatat të mbyllen brenda vitit 2027. Më shumë se 90% e qytetarëve të Shqipërisë e duan anëtarësimin”, deklaroi Raportuesi për Shqipërinë, Andreas Schieder.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë