Nga Gazeta Si- Është miratuar me 84 vota projektligji për dhënien e amnistisë ndërkohë që i pranishëm në Kuvend ka qenë edhe kryeministri Edi Rama pasi u desh vota e tij për të arritur miratimin e amnistisë.
Në Kuvend u votuan edhe ndryshimet Kodin Rrugor, të propozuara nga socialistët Ulsi Manja dhe Erion Braçe.
Një prej pikave të ndryshimeve të Kodit Rrugor ishte edhe ndryshimi në përqindjen e alkoolit që lejohet të konsumojnë drejtuesit e rinj të mjeteve, kur janë në timon.
Sipas ndryshimeve të miratuara sot në Kuvend, nuk do të lejohet fare përdorimi i alkoolit nga shoferët e rinj (për 2 vite) gjatë drejtimit të mjetit.
Gjithashtu ndryshimet në kod parashikojnë edhe rastet kur një drejtuesi mjeti i hiqet përjetë patenta. Shoferët ‘përsëritës’ që kapen me alkool mbi 0.5 gr/l në gjak, janë ata që u hiqet përjetësisht patenta.
Ndërkohë, deputetët e opozitës munguan në këtë votim, ndërsa deputeti Agron Shehaj u përjashtua nga kryetari i Kuvendit, Agron Shehaj.
“Vazhdoni në oborr me Tik-Tok-un tuaj. Te lulishtja”, i tha Peleshi-Shehajt ndërsa i njoftoi përjashtimin.
Në një deklaratë përpara gazetarëve, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, tha se seanca e sotme e Kuvendit, e cila nuk është zhvilluar për shkak të kaosit të krijuar nga bllokimi i foltores prej opozitës, “po drejtohej me SMS.” Sipas Bardhit, kryeparlamentari Niko Peleshi merrte urdhra nga Taulant Balla.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje