Gazeta Si – Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e ish-kreut të Shtetit, Ilir Meta, për t’u liruar nga qelia.
Meta akuzohet për tre vepra penale, të cilat iu komunikuan më 4 gusht 2025, sa i përket dosjes CEZ/DIA dhe lobimit në SHBA. Ai akuzohet për fshehje pasurie, pastrim parash dhe korrupsion.
Ish-presidenti ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024, ndërsa ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi është nën masën e detyrimit për paraqitje.
Ndërkohë, në 11 qershor, Gjykata Kushtetuese publikoi arsyetimin e vendimit të marrë më 8 prill, me të cilin rrëzoi kërkesën e ish-Presidentit Ilir Meta për shfuqizimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.
Sipas vendimit, pesë nga tetë gjyqtarët e Kushtetueses votuan kundër kërkesës së kreut të Partisë së Lirisë, duke lënë në fuqi masën e sigurisë ndaj tij.
Ndërkohë, gjyqtaret Marjana Semini dhe Marsida Xhaferllari u shprehën në favor të pranimit të kërkesës, ndërsa gjyqtarja Sonila Bejtja paraqiti një mendim të veçantë, gjithashtu pro pretendimeve të Metës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje