Politike

Integrimi në BE/ PE miraton raportin e progresit për Shqipërinë me 483 vota pro

Nga Gazeta ‘Si’- Parlamenti Europian ka miratuar këtë të mërkurë raportin për Shqipërinë për vitin 2025.

Raporti u miratua me 483 vota pra nga eurodeputetët, ndërsa 103 ishin kundër.

Më herët, raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Shider deklaroi se sipas tij, Shqipëria është favorite për t’u anëtarësuar në BE, dhe vullneti i saj politik po e tregon këtë.

Sipas tij ambicia për mbylljen e negociatave brenda 2027-ës është më se realiste.

“Shqipëria është tashmë një hap përpara në Bashkimin Europian, sepse gjëja e veçantë, që mund të thuhet për të, madje receta e suksesit, është fakti se më shumë se 90% e popullsisë e mbështesin anëtarësimin në BE dhe spektri politik po ashtu e mbështet.

Shqipëria ka treguar një angazhim të jashtëzakonshëm ndaj modelit të Bashkimit Europian. Hapja e të gjitha grupkapitujve të negociatave brenda 13 muajve dëshmon vullnetin politik për të çuar përpara reformat.

Kjo është arsyeja pse jam i bindur se Shqipëria mund të jetë historia e ardhshme e suksesit të zgjerimit të Bashkimit Europian”, tha ai


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë