Politike

Marjana Koçeku mesazh Bajrave: Nëse familjes sime i preket një qime floku, do t’ju shkatërroj

Nga Gazeta ‘Si’– Deputetja Marjana Koçeku, e cila u largua nga Partia Socialiste dhe doli si ligjvënese e pavarur, ka dalë me një reagim të fortë, duke lënë të kuptohet se ajo ka marrë kërcënime.

Mesazhin deputetja e qarkut Shkodër ia drejton grupit të Bajrajve, duke i thënë se “nëse familjes së saj i preket një fije floku ajo do t’i shkatërrojë”.

Kujtojmë që një ditë më parë, Koçeku sfidoi socialistët dhe kryeministrin Rama që të shpërndajnë parlamentin, të shkojnë në zgjedhje të parakohshme dhe të matin forcat.

Ky qëndrim i deputetes, erdhi pasi shumë socialistë e kritikuan atë, duke i kërkuar që të dorëzojë mandatin e deputetes dhe jo të largohet si e pavarur.

“Neomalësorja” theksoi se nuk ia ka marrë askujt mandatin e deputetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë