Nga Gazeta ‘Si’- Bordi i Transparencës ka ulur çmimet e karburanteve vetëm 24 orë pasi bëri lëvizjet e fundit.
Nafta do të shitet në treg me 4 lekë më pak për litër dhe benzina me 2 lekë më pak nga një ditë më parë.
Konkretisht nafta do shitet me 176 lekë për litër nga 180 që ishte dhe benzina me 166 lekë për litër, nga 168 lekë që ishte.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 17 ora 13:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje