Gazeta Si – Policia e Shtetit ka njoftuar një plan masash në kuadër të sezonit veror, duke paralajmëruar kufizimin e qarkullimit të mjeteve të rënda.
Masat kufizuese shtrihen në autostrada, në rrugët interurbane dhe në akse të tjera që lidhin zonat bregdetare dhe turistike, të cilat gjatë sezonit veror kanë flukse të larta qarkullimi.
Plani parashikon që, duke nisur që nga 19 qershori deri më 15 shtator do të kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda mbi 7.5 tonë në autostrada, rrugë interurbane dhe akse që lidhin zonat turistike, me qëllim lehtësimin e trafikut dhe rritjen e sigurisë rrugore.
Sipas njoftimit, kufizimet do të zbatohen çdo të premte nga ora 15:00 deri në 24:00, të shtunën dhe të dielën nga ora 07:00 deri në 24:00. Masa do të jetë në fuqi edhe gjatë festave zyrtare.
Nga kufizimet përjashtohen mjetet e emergjencës, automjetet e Policisë së Shtetit dhe mjetet që transportojnë mallra të domosdoshme, përfshirë produktet ushqimore që prishen.
Policia apelon ndaj operatorëve të transportit dhe drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat, për të shmangur aksidentet dhe mbingarkesën e trafikut gjatë sezonit turistik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje