Nga Gazeta ‘Si’- Rënia e çmimit të naftës pas lajmeve se Irani mund të rifillojë eksportet ka rritur shpresat për një ulje të inflacionit në botë.
Investitorët besojnë se furnizimi më i madh me naftë do të ndihmojë në mbajtjen nën kontroll të çmimeve të energjisë, duke ulur presionin mbi ekonominë globale.
Për këtë arsye, rendimentet e obligacioneve kanë rënë, ndërsa tregjet financiare kanë mbetur të kujdesshme.
“Eksportet totale të Iranit mund të arrijnë afërsisht ekuivalentin e 2% të kërkesës globale”, tha Luka Belobrajdic, ekonomist në Westpac. Megjithatë, ai paralajmëroi se çdo lehtësim i sanksioneve nuk ka gjasa të ndodhë menjëherë dhe do të varet nga qëndrueshmëria e paqes.
Ndërkohë, vëmendja e tregjeve është përqendruar te Kevin Warsh, kryetari i ri i Rezervës Federale të SHBA-së (Fed). Investitorët presin të kuptojnë nëse Fed do të vazhdojë me politika më të buta monetare apo do të mbajë normat e interesit të larta për të luftuar inflacionin.
“Ne presim që Warsh të minimizojë udhëzimet për të ardhmen dhe të mbështesë një qasje më të duruar ndaj normave të interesit dhe inflacionit, duke mbajtur një ton më të butë sesa ai që reflektohet aktualisht në tregje”, tha Xiao Cui, ekonomiste e lartë në Pictet Ëealth Management.
“Nëse Warsh pranon mundësinë e rritjes së normave dhe nuk kundërshton pritshmëritë e tregut, kjo mund të interpretohet si një qëndrim më agresiv monetar.”
Ari, i cili ka rënë më shumë se 20% nga kulmet e janarit, është rikuperuar fuqishëm nga niveli mbështetës rreth 4,000 dollarë për ons dhe të mërkurën tregtohej pranë 4,300 dollarëve për ons. Edhe bitcoin ka gjetur mbështetje mbi 64,000 dollarë dhe po tregtohej pak nën 65,900 dollarë./Reuters
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje