Drejtësia

Operacioni i SPAK, Braho: Asetet kriminale do konfiskohen, dëmtojnë ekonominë

Gazeta Si – Pas operacionit ku u godit grupi i Salvadore alias Shpëtim Aliu, personi kyç i aksionit të fundit të SPAK ndaj grupeve kriminale të trafikimit të kokainës dhe pastrimit të parave, Klodian Braho shprehet se goditjet ndaj këtyre organiztave nuk do të ndalojnë.

Në një reagim publik, kreu i SPAK thotë se pasuritë me origjinë kriminale, dëmtojmë konkurencën e lirë dhe veprimtarinë ekonomike të bizneseve që punojnë në mënyrë të ligjshme.

“SPAK vijon goditjen e rrjeteve të krimit të organizuar të përfshira në aktivitetin e trafikimit të drogës nga Amerika Latine për në Evropë dhe në Mbretërinë e Bashkuar, të veprimtarisë së pastrimit të parave dhe të pasurive me origjinë kriminale. Pasuritë me origjinë kriminale dëmtojmë ekonominë e ligjshme, konkurencën e lirë, veprimtarinë ekonomike të bizneseve që punojnë në mënyrë të ligjshme dhe të ndershme. Ato rrisin forcën ekonomike të krimit të organizuar, përdoren për të financuar veprimtarinë kriminale dhe nuk sjellin asnjë të mirë publike. Për këtë arsye, pasuritë me origjinë kriminale duhet të sekuestrohen, të konfiskohen, të kalojnë në favor të shtetit dhe të përdoren për qëllime të ligjshme”.

Sipas Brahos, SPAK garanton se veprimet synojnë vetëm pasuritë me origjinë kriminale dhe pasuritë që lidhen me veprimtarinë kriminale.

“Në asnjë rast nuk do të cënohen të drejtat e pronësisë dhe të drejtat e tjera reale të personave fizikë dhe personave juridikë që investojnë në veprimtari ekonomike apo në sipërmarrje private mjete monetare dhe pasuri të fituara në mënyrë ligjshme”, thuhet në reagim.

Salvadore alias Shpëtim Aliu është personi kyç i aksionit të fundi të SPAK ndaj grupeve kriminale të trafikimit të kokainës ndërkombëtarisht.

Mes personave të shpallur në kërkim nga SPAK, është edhe Eldi Dizdari alias Denis Matoshi, i dyshuar se është arrestuar në Dubai dhe Dritan Gjika, i arrestuar në Abu Dhabi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë