Nga Gazeta ‘Si’- Teksa prej më shumë se dy javësh mijëra qytetarë kanë dalë në protesta duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zgjedhur të fokusojë debatin te udhëtimet e kreut të qeverisë jashtë vendit dhe shpenzimet që, sipas tij, janë bërë nga fondet publike.
Berisha u ndal tek reagimi i kryeministrit, Edi Rama për vizitën e tij private në Zvicër, i cili sqaroi se ishte një vizitë e mbuluar nga ai dhe bashkëshortja e tij, por kryedemokrati i cilësoi si mashtrime.
Ai akuzoi kryeministrin për 140 udhëtime me paratë e shtetit.
Në konferencën me gazetarët, Berisha i bëri thirrje Ramës të pranojë ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për të verifikuar udhëtimet e kryera gjatë dy viteve të fundit, të cilat, kreu i demokratëve pretendon se i kanë kushtuar shtetit 23 milionë euro.
“Urdhëro në ta mban, pse nuk lejove komisionin hetimor parlamentar për 140 udhëtimet në dy vite që i kushtuan vendit 23 mln euro? Tani betohesh nga atje që unë nuk kam udhëtuar kurrë me paratë e shtetit, me udhëtime private. Na i nxirr pak faturat që ke paguar “Ismailin” nga xhepi yt në 140 udhëtime. Ndërkohë në dy vite Presidenti i SHBA ka udhëtuar 73 herë, jo Trump, por ata që kanë qenë në 4 vjeçare. Na thuaj pak? Është lehtë të përdorësh shprehje gangsteri dhe kujton se me atë bëhësh më i besueshëm.
Hajde të vërtetojmë se cila është e vërteta! Se me ato udhëtime ti akuzohesh se ke transportuar para, ka të tjerë që thonë droge. Nuk e them dot, skam fakte. Për paratë po, të sfidoj, urdhëro të krijojmë komisionin, që nesër po deshe”, tha Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje