Treg

Pas rritjes së fortë në mars, bie interesi i shqiptarëve për mjetet elektrike

Nga Gazeta ‘Si’- Rreth 40 mijë mjete të reja janë regjistruar në Shqipëri gjatë pesë muajve të parë të vitit 2026, duke treguar një treg aktiv dhe në zgjerim të vazhdueshëm. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Shërbimeve Rrugore, vetëm në muajin maj janë regjistruar mbi 8.000 mjete, ku pjesa më e madhe përbëhet nga autovetura për përdorim privat.

Megjithatë, të dhënat për segmentin elektrik tregojnë një ngadalësim të dukshëm të ritmit të rritjes. Nga janari deri në maj janë regjistruar 4.602 mjete elektrike, me kulmin në muajin mars kur u regjistruan 1.292 mjete të tilla. Në muajin maj, shifrat janë ulur në 784 regjistrime, duke reflektuar një frenim të interesit krahasuar me muajt e mëparshëm.

Në tregun e importit, vendet aziatike vazhdojnë të luajnë rolin kryesor. Koreja e Jugut mbetet furnizuesi kryesor i mjeteve me kosto më të ulët, ndërsa Kina dominon segmentin e makinave elektrike. Lista plotësohet nga Gjermania, Italia dhe SHBA, të cilat mbeten tregje të rëndësishme për automjetet e importuara në Shqipëri.

Në këtë segment, marka kineze BYD vijon të ketë prezencë dominuese, me mbi 3.300 mjete të regjistruara deri më tani në vend.

Ndërkohë, pavarësisht rritjes së interesit për elektrifikimin e transportit, makinat me naftë dhe benzinë mbeten ende zgjedhja kryesore e shqiptarëve, me mbi 30 mijë mjete të regjistruara gjatë kësaj periudhe.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë