Gazeta Si – Gjykata e Tiranës, me kërkesë të Prokurorisë, ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për ndërtuesit Mirsim Jella, Adriatik Shtembari, Fiqiri Lika dhe Ferdinand Shtëmbari, për tejkalim të lejes së ndërtimit në një pallat në Rrugën “Llukë Kaçaj”, konkretisht mbrapa “Spitalit Amerikan 2”.
Sipas njoftimit zyrtar, ata akuzohen për veprën penale ‘Ndërtim i paligjshëm’. Sipas hetimeve, të dyshuarit kanë tejkaluar parametrat e lejes së ndërtimit në një objekt në rrugën “Llukë Kaçaj”, Tiranë.
Prokuroria njofton se objekti është ndërtuar me dy kate shtesë mbi lejen e miratuar, duke arritur në 11 kate mbi tokë në vend të 9 kateve të autorizuara.
Nga verifikimet rezulton se janë ndërtuar rreth 2,550 metra katrorë më shumë se sa parashikohej në lejen e ndërtimit.
Hetimet kanë ngritur gjithashtu dyshime për mungesë veprimi nga strukturat përgjegjëse të inspektimit të territorit, pavarësisht shkeljeve të konstatuara ndër vite.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje