Treg

Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të shtunë çmimet e reja të shitjes së karburanteve në vend.

Sipas vendimit të miratuar në mbledhjen e zhvilluar, çmimi i shitjes së naftës është përcaktuar jo më shumë se 183 lekë për litër.

Ndërkohë, për benzinën, Bordi ka vendosur që çmimi maksimal i shitjes me pakicë të jetë 170 lekë për litër.

Çmimi i naftës është ulur me 5 lekë, ndërsa benzina është ulur me 1 lek.

Sipas vendimit, çmimet e reja do të hyjnë në fuqi në orën 14:00 të datës 13 qershor 2026 dhe do të mbeten në fuqi deri në vendimmarrjen e radhës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë