Moti

E shtuna me diell dhe temperatura të larta

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një mot kryesisht të kthjellët.

Sipas parashikimeve meteorologjike, gjatë ditës priten kthjellime në pjesën më të madhe të territorit, të shoqëruara herë pas here me vranësira kalimtare, të cilat nuk do të sjellin reshje.

Temperaturat do të shënojnë vlera të larta duke arritur deri në 31 gradë Celsius në zonat bregdetare dhe më të ngrohta të vendit.

Sa i përket kushteve në det, valëzimi në detin Adriatik dhe Jon do të jetë i moderuar, me forcë 2 deri në 4 ballë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë