Nga Gazeta Si- Këtë të premte në Tiranë do të mbahen dy aktivitete paralele, të dyja në orën 18:00, protesta kundër qeverisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe festa për 35-vjetorin në Sheshin ‘Italia’.
Për këtë arsye, Policia e Tiranës ka hartuar një plan masash për mbarëvajtjen e tubimit dhe aktivitetit të Partisë Socialiste, duke bllokuar disa rrugë që prej orës 16:00.
Sipas policisë, nga ora 16:00 deri në përfundim të aktiviteteve do të ketë bllokime dhe kufizime të qarkullimit në disa akse rrugore.
Kështu, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në rrugët “Papa Gjon Pali II”, “Dervish Hima”, “Faik Konica”, “Lek Dukagjini”, “Gjergj Filipi”, “Hasim Zeneli”, “Themistokli Gërmenji” dhe në segmentin e rrugës “Ibrahim Rugova”, nga kryqëzimi me rrugën “Libri Universitar” deri te sheshi “Shopen”.
Gjithashtu, do të bllokohet qarkullimi i automjeteve edhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, deri te sheshi “Nënë Tereza”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje