Kompania “Big Pixel” ka çuar në një tjetër nivel cilësinë e fotografisë, duke kapur një imazh panoramik nga një lartësi mbi 400 metra.
Fotografia është realizuar mbi kullën “Oriental Pearl Tower” në qytetin e Shangait në Kinë. Imazhi është aq cilësor sa afrimi i pamjeve nuk ja zbeh qartësinë, por mund të dallohen me sy të lirë targat e makinave, madje edhe tiparet e fytyrave të kalimtarëve të rastësishëm në momentin që është realizuar fotografia.
(Klikoni mbi foto për të parë mrekullinë e teknologjisë kineze)
Për të kapur këtë imazh, “Big Pixel” ka ndërtuar një kamer me objektiv 195 gigapixel, më e fuqishmja e këtij lloji për përdorim civil në të gjithë Azinë.
Objektivë edhe më të fuqishëm besohet se përdorin agjencitë hapësinore për aparatet e tyre fotografikë të satelitëve të hedhur në hapësirë, e që shërbejnë kryesisht për çështje të sigurisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.