Politike

Lajmi për heqjen e non gratës, Boçi-socialistëve: Berisha ju mundi të gjithëve!

Nga Gazeta ‘Si’- Nënkryetari i PD Luçiano Boçi, duke iu referuar lajmit për heqjen e non gratës për kryedemokratin, iu drejtua socialistëve duke u shprehur se “Berisha ju mundi të gjithëve ju”.

Duke folur në Kuvend Boçi e konsideroi këtë ditë krenarie, por jo ekzaltimi, duke shtuar se tanimë janë hedhur poshtë shpifjet, mashtrimet dhe balta që PS ka vite që hedh ndaj Berishës dhe PD-së.

“Sot s’jemi të ekzaltuar, jemi krenar, Sali Berisha ju mundi të gjithëve ju që jeni këtu. Hodhi poshtë gjithë shpifjet tuaja, mashtrimet dhe baltet që keni vite e vite që hidhni mbi atë burrë dhe PD-në. Sot është ditë krenarie për ne, jo ekzaltimi, dhe është dita që të kërkoni ndjesë. Frika juaj sot është bërë sa një mal. Frika juaj sot nuk ndalet. Ju vazhdoni mashtroni sepse ju nuk merrni mësime nga historia?!”, u shpreh Boçi.

Ndërsa kryedemokrati Sali Berisha kërkoi nga foltorja e Kuvendit një mocion me debat urgjent me kryeministrin Edi Rama.

Duke folur për protestat qytetare Berisha theksoi se duhet të merren vetëm me plotësimin e kërkesave absolutisht të drejta të protestuesve.

“Sot, shqiptarët në Shqipëri, shqiptarët në të katër anët e rajonit dhe të botës, kudo që ndodhen, presin nga ky parlament përgjigje të menjëhershme të kërkesave të dhjetëra mijëra dhe qindra mijëra të rinjve dhe të rejave shqiptarë, që prej 12 ditësh janë në një protestë epike, paqësore, me një seri kërkesash absolutisht të drejta, me të cilat nuk synojnë gjë tjetër veçse të shpëtojnë Shqipërinë nga një njeri, që konsideron shtetin dhe vendin si pronë të tij personale”, tha Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë