Gazeta Si – Tre persona janë arrestuar në Durrës për armëmbajtje pa leje. Gjatë operacionit, policia njofton se dy prej tyre, Lamberto Dinaj dhe Arsildo Marku, banues në Lezhë, u arrestuan duke lëvizur me automjet, në hyrje të qytetit.
Dyshohet se ata do të shisnin një pistoletë me 2 krehra dhe fishekë. Arma e zjarrit, municioni dhe një sasi kanabisi u gjetën në çantën e pasagjerit.
Ndërkohë në fshatin Shtrazë, Shijak, policia gjeti në banesën e Dervish Tushës një kallashnikov, 1 granatë mbrojtëse, 1 krehër arme dhe qindra fishekë luftarak.
“D. T., pasi gjatë kontrolleve në banesë në fshatin Shtrazë, Shijak, iu gjetën 1 armë zjarri (kallashnikov), 1 granatë mbrojtëse (me ndezës të montuar), 1 krehër arme dhe qindra fishekë luftarak, që posedoheshin pa leje”, thuhet më tej në njoftim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje