Kryeministri Edi Rama zgjodhi qytetin e Elbasanit për të zhvilluar mbledhjen e parë të kabinetit qeveritar për këtë vit. Mbledhja është informale dhe në të marrin pjesë si ministrat e shkarkuar, ashtu edhe ata të emëruar.
“Ditë diskutimi për sfidat e 2019 sektor për sektor. Në fokus rritja e punësimit dhe sipërmarrjes vendase; përmirësimi i mëtejshëm i infrastrukturës së shërbimeve publike; masat e reja antikorrupsion dhe rekrutimi në administratë i të rinjve me 9-10”, shkruan Rama në Twitter.

Të pranishëm në takim ishin edhe Taulant Balla dhe Gramoz Ruçi, ndërkohë që zyrtarisht thuhet se në tryezë diskutohet për sfidat që ka mazhoranca për këtë vit, duke nisur që nga zgjedhjet e deri tek integrimi dhe vendimi për hapjen e negociatave, që të dyja ngjarje të muajit qershor.
Takimi mbërrin pas ndryshimit të 7 ministrave dhe emërimit të Erjon Braçes në postin e zv.Kryeministrit.
Ndërkohë, nuk kanë munguar protestat jashtë ambienteve të një restoranti privat ku u zhvillua mbledhja e përbashkët informale e kabinetit qeveritar dhe figurave kryesore socialiste në Parlament. Një grup të rinjsh, mes të cilëve edhe aktivistë të forumeve rinore të partive opozitare kanë ndezur tymuese, shpalosur pankarta dhe hedhur slogane kundër Qeverisë, por pa shkaktuar asnjë incident.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




