Politike

Mes protestave për Zvërnecin, Rama shfaqet në Shkodër me bluzë me flamingo

Nga Gazeta Si- Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Shkodër, ku po merr pjesë në aktivitetin e organizuar me rastin e 35-vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste në këtë degë lokale.

Ajo që bie në sy gjatë këtij takimi është veshja e kreut të qeverisë. Ndryshe nga aktivitetet e zhvilluara në qytete të tjera, Rama është shfaqur me një bluzë të stampuar me flamingo, shpendët karakteristikë të zonës së mbrojtur të Lagunës së Nartës.

Ky detaj vjen në një kohë kur vijojnë protestat dhe kundërshtimet ndaj investimit të planifikuar në Zvërnec.

Megjithëse Rama nuk ka bërë ndonjë koment publik lidhur me bluzën që ka zgjedhur të veshë në këtë aktivitet, simbolika e flamingove është lidhur menjëherë me debatin që po zhvillohet për projektin në Zvërnec dhe ndikimin e tij të mundshëm në ekosistemin e Lagunës së Nartës.

Grupet mjedisore dhe qytetarët kërkojnë mbrojtjen e habitatit natyror, ndërsa qeveria mbron projektin si një mundësi zhvillimi për turizmin dhe ekonominë lokale.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë