Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama ka sjellë si shembull zhvillimi turistik rastin e Ria Formosa në Portugali, duke argumentuar se zonat e mbrojtura dhe zhvillimi ekonomik mund të bashkëjetojnë.
Deklarata vjen në një kohë kur në vend vijojnë protestat e qytetarëve dhe aktivistëve kundër projektit në Zvërnec, ku banorët kundërshtojnë ndërhyrjet ndërtimore duke kërkuar mbrojtjen e ekosistemit.
Në një reagim publik, Rama iu referua lagunës së Ria Formosa në jug të Portugalisë, një nga ekosistemet më të rëndësishme në Europë, ku sipas tij është zhvilluar një model i suksesshëm i turizmit me vlerë të lartë pa dëmtuar natyrën.
Ai theksoi se rajoni i Algarve ka kaluar nga një ekonomi e dobët bujqësore dhe emigracioni në një destinacion turistik elitar, përmes investimeve në turizëm luksoz dhe zhvillim të qëndrueshëm.




Sipas tij, ky model ka sjellë miliarda euro investime, rritje të vendeve të punës dhe të ardhurave, ndërkohë që biodiversiteti dhe shpendët migratorë janë ruajtur dhe janë kthyer në pjesë të atraksionit turistik.
Rama nënvizoi se suksesi i Portugalisë tregon se zhvillimi ekonomik nuk duhet të shihet si kundërshtim i mbrojtjes së natyrës, por si proces që mund ta përfshijë atë.
Krahas investimit që ka sjellë shumë të ardhura për zonën, Rama shprehet se natyra, flamengot, shpendët mirgatorë madje vetë biodiversiteti është bërë pjesë e produktit turistik.
Sipas Ramës mësimi për Shqipërinë dhe shqiptarët është i thjeshtë: Pyetja nuk është nëse natyra dhe zhvillimi mund të bashkëjetojnë. Pyetja është nëse kemi vizionin, dijen dhe vullnetin për t’i bërë ato të bashkëjetojnë, sepse pasuria nuk krijohet duke zgjedhur mes natyrës dhe zhvillimit. E pra, boll i kemi paguar haraç budallallëkut tonë 100 vite!
Shqipëria e rilindur turistike do hyjë me se s’bën në ligën e kampionëve të turizmit botëror dhe Europa e bota do të na vlerësojë përfundimisht si vend i bekuar jo i mallkuar”, shkruan ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje