Ka ndodhur

Protestë në Porto Novo kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët: S’tërhiqemi

Nga Gazeta ‘Si’- Përfaqësues të shoqërisë civile, specialistë të mjedisit, së bashku me qytetarë të ardhur nga zona të ndryshme, janë mbledhur në zonën e Porto Novos për të protestuar kundër një projekti investimi në Zvërnec.

Kjo protestë i paraprin asaj të orës 18.00 në kryeqytet.

Protestuesit shprehen se janë kundër ndërhyrjes së planifikuar, duke argumentuar se projekti rrezikon të dëmtojë një zonë me vlera të larta natyrore dhe mjedisore. Sipas tyre, kjo hapësirë ka rëndësi të veçantë si për komunitetin lokal, ashtu edhe për qytetin e Vlorës në tërësi.

Ata theksojnë se kundërshtimi i tyre do të vijojë edhe në ditët në vijim, derisa të merren në konsideratë shqetësimet e ngritura për ndikimin në mjedis.

Në protestë kanë marrë pjesë edhe qytetarë të ardhur nga Italia, të cilët janë bashkuar me thirrjet kundër projektit, duke e konsideruar të papranueshëm ndërhyrjen në këtë zonë natyrore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë