Nga Gazeta ‘Si’- Një sasi lënde shpërthyese është vendosur në banesën e Mirash Gjonit, në fshatin Rrilë të Lezhës, në orët e para të mëngjesit të së shtunës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, ndërsa shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale. Në momentin e shpërthimit çifti i bashkëshkortëve kanë qenë brenda shtëpisë, por fatmiresisht nuk ka patur persona të lënduar.
“Më kanë vendosur dinamitin te era. Shpërthim shumë i fortë. Më kanë rrezikuar jetën. Unë isha në gjumë. Nuk kam asnjë problem me asnjë. Jetoj me gruan dhe fëmijët i kam jashtë. I bëj thirrje mos të merren me moshën time”, tha pronari në një prononcim për mediat.
Kjo është hera e dytë brenda pak kohësh, pasi më 21 maj një tjetër lëndë shpërthyese iu vendos vilës së Tom Çungut, duke shkaktuar dëme materiale, një ngjarje që ka mbetur ende pa autor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje