Lajme

Pasojat e tërmetit në Vlorë, Çako inspekton banesat e dëmtuara

Drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako, ka inspektuar dje në mbrëmje banesat e dëmtuara nga tërmeti i një dite më parë në fshatin Kuç të Vlorës.

Çako tha se në bashkëpunim me pushtetin vendor do të bëjnë vlerësimin e të gjitha dëmeve të shkaktuar në banesa, por edhe shkollën e fshatit.

“Jemi duke parë nga afër situatën pas tërmetit të datës 4 në fshatin Kuç. Së bashku me pushtetin vendor do të bëjmë vlerësimin e të gjitha dëmeve të shkaktuara në banesa, por edhe shkollën e fshatit”, tha ai.

Çako theksoi se Emergjencat Civile dhe Forcat e Armatosura janë në gatishmëri për t’u ardhur në ndihmë banorëve.

“Të kalojmë situatën aktuale dhe natyrisht pastaj do të bëjmë vlerësimin dhe evidentimin e dëmeve të shkaktuara”, u shpreh Çako.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë