Gazeta Si – Grupi i mashtruesve të Florian Gjergjit është shfaqur sërish në skenë me mashtrimin e një kambisti në Durrës, të cilit dyshohet se i riu nga Shkodra arriti t’i merrte 60 mijë euro.
Sipas burimeve, Gjergji ka përdorur të njëjtën skemë duke iu prezantuar kambistit si një kushëri i një biznesmeni të njohur.
Duke përfituar nga fakti se kambisti kishte njohje me familjarin e biznesmenit, ai fitoi besimin e tij dhe më pas i kërkoi 60 mijë euro.
Shuma e parave, iu dorëzua një personi pranë një qendre tregtare në Tiranë. Pasi mori paratë, personi u largua drejt Elbasanit ku u takua me një person tjetër që kishte mbërritur me taksi nga një zonë rurale.
Të dy personat e përfshirë në skemën e tërheqjes së parave, janë arrestuar nga policia. Ata kanë deklaruar se ishin kontaktuar nga Florian Gjergji për këtë shumë parash që kanë marrë.
Vetë kambisti e ka zbuluar mashtrimin pasi me të dorëzuar 60 mijë eurot, telefonoi mikun e tij. Në atë moment ka mësuar se personi në fjalë nuk kishte kërkuar asnjë shumë parash dhe se kishte rënë pre e një skeme mashtrimi.
Florian Gjergji dyshohet se ndodhet në Gjermani. Ndërsa më herët janë arrestuar anëtarë të grupit të tij të cilët hiqeshin si politikanë apo biznesmenë të njohur dhe më pas u kërkonin “viktimave” të tyre para borxh të cilat nuk ua kthenin më.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje