Rend dhe Ligj

Drogë e pastrim parash, ekstradohen sot nga Dubai 6 anëtarë të grupeve kriminale

Gazeta Si – Gjashtë persona pritet të ekstradohen këtë të premte nga Dubai, të dyshuar si anëtarë të grupeve kriminale shqiptare të përfshirë në trafikun e drogës dhe pastrimin e parave.

Në mesin e tyre është dhe Kristi Qirici alias Jetmir Hoxhaj apo Jetmir Qirici, së bashku me Shkëlzen Kraja, të dyshuar si pjesë e grupit kriminal që kultivonte kanabis në Sarandë dhe zonat përreth në vitet 2019-2021 dhe më pas droga trafikohej drejt Greqisë. Qirici është gjithashtu dhe vëllai i Edmond Papës, biznesmeni i ekzekutuar në dhjetor 2022.

Priten të ekstradohen sot dhe Aleks Pepaj e Ilir Lazri, pjesë e grupit kriminal të Jetmir Pepës, të akuzuar për trafik droge nga Amerika Latine drejt vendeve të BE. Ndërsa Merxhan Celiku është shpallur në kërkim për mashtrim kompjuterik si pjesë e grupit të Amant Josifit.

Po ashtu, pritet të ekstradohet sot është dhe biznesemeni me 3 emra Devit Patrut alias Elidon Skëndaj alias Devid Boraj alias Fatmir Pepaj, i shpallur në kërkim nga SPAK si anëtar i grupit të bosit të ‘Cincos’ Ermir Ndreaj, që mbushën Evropën me kokainë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë