Ka ndodhur

Shpërthim me lëndë plasëse në një dyqan në Laç

Gazeta Si – Një shpërthim me tritol u regjistrua gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të enjteje në Laç.

Policia njofton se lënda plasëse shpërtheu rreth orës 03:30 në portën e jashtme të një dyqani në pronësi të Gj.L.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë kryer veprimet e para hetimore.

Hetimet po vijojnë nën drejtimin e prokurorisë për të kapur autorin/ët.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë