Ka ndodhur

Përmet, plagosen dy punëtorë nga shpërthimi i një bombe të vjetër

Gazeta Si – Një ngjarje e rëndë u raportua këtë të mërkurë në fshatin Grabovë të Permetit, ku dy persona mbetën të dëmtuar për shkak të shpërthimit aksidentalisht të një mjeti, që dyshohet të jetë një bombë e vjetër.

Sipas të dhënave të para policore, dy punëtorët janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Gjirokastrës. Ata ishin duke bërë riparime në një shtëpi të vjetër në fshatin Grabovë, kur ka ndodhur shpërthimi.

Të plagosurit janë, Mustafa Koçi, 53 vjeç, ku sipas raportimeve të spitalit ai ka dëmtim të lehtë në dorë (djegie) dhe Ervis Bregu, rreth 38 vjeç në gjendje të rëndë.

Arma dyshohet se i përket Luftës së Dytë Botërore. Koço Zyba, 68 vjeç, është pronari i shtëpisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë