Politike

Zvërneci, Berisha: Mbështesim investimin e huaj por druhem mos kthehet në një Ksamil të dytë

Nga Gazeta ‘Si’– Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se mbështet investimet e huaja në Sazan dhe Zvërnec, por shprehu dyshime se mafia shqiptare do të abuzojë, duke thënë se i druhet faktit se Zvërneci mund të shndërrohet në një Ksamil të dytë.

Në fjalën e tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD, Berisha u shpreh se qëndrimi i PD, nëse do të ishte në qeveri do të ishte zhvillim i zonës, por në përputhje me peizazhin, duke theksuar se “kurrë nuk do të ndërtonin aty aeroportin”.

“A nuk është një barbari ajo që ka ndodhur në Ksamil. Imagjinoni tani. Çfarë i druhem unë Zvërnecit, druhem jashtë masë se mafia shqiptare do ta shndërrojë në një Ksamil të dytë. Është e pamëshirë. Ajo do ishte dramë e vërtete për ne. Nga një bizhu e vërtetë botërore mund të shndërrohet në një Ksamil të dytë. Pse e druaj unë këtë gjë?! Cili do kishte qenë qëndrimi i qeverisë tonë në raport me Zvërnecin. Ne do ta zhvillonim në përputhje me peizazhin. Po aeroportin aty nuk e ndërtonim kurrë, kurrë”, deklaroi kreu i PD.

Për Sazanin, Sali Berisha tha se nuk është një investim i thjeshtë.

“Përsa i përket ishullit, ata që qajnë, elitarët e Sazanit, ata janë një grup hipokritësh, për të cilët le të derdhin lot krokodili sa të duan, se Sazani në mënyrë absolute, se jam marrë vetë direkt edhe paraardhësi im është marrë, Fatos Nano, ia u kemi ofruar investitorëve dhe nuk është një investim i thjeshtë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë