Rend dhe Ligj

Miqësorja me Izraelin/ Policia blindon Tiranën, bllokime dhe masa të rrepta sigurie

Nga Gazeta Si- Mbrëmjen e sotme në 20:00 Kombëtarja sfidon Izraelin në stadiumin “Arena Kombëtare” në një ndeshje miqësore, teksa masat e sigurisë pritet të jetë tejet të rrepta. Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim për masat e marra dhe rrugët që nuk do të jenë të aksesueshme.

Rrugët që do të jenë të bllokuara, duke filluar nga ora 16:00, deri në përfundim të ndeshjes:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga fast food “Laguna”, pranë urës së ish-hotel Dajtit;

Rruga “Papa Gjon Pali II”, te kryqëzimi i RTSH-së;

Rruga “Dervish Hima”, pranë ambasadës së SHBA-së;

Rruga “Asim Zeneli”, pranë ambasadës së SHBA-së;

Rruga “Themistokli Gërmenji”, në fillim të rrugës;

Rruga “Ismail Qemali”, te kryqëzimi i RTSH-së;

Rruga “Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës, korridor hyrjeje për në parkimin e caktuar vetëm për mjetet e autorizuara nga FSHF-ja;

Rruga “Abdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar;

Te sheshi “Willson”, devijohet lëvizja në drejtim të rrugës “Sami Frashëri”, pak para përfundimit të ndeshjes.

-Rruga e Elbasanit, Unaza dhe bulevardi “Bajram Curri” do të jenë të lira për lëvizjen e mjeteve.

Policia do të ushtrojë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve, para futjes në stadium, me qëllim parandalimin e futjes në stadium, të banderolave me përmbajtje raciste, fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të celularëve, mjeteve/produkteve për përdorim kozmetik dhe sendeve të tjera të forta, të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë