Treg

Vendimi i Bordit: Nafta do të shitet me 191 lekë/litër

Nga Gazeta ‘Si’- Bordi i Transparencës ka vendosur të rrisë me 6 lekë çmimin e naftës, duke vendosur tregtimin e lëndës me 191 lekë për litër. Për shumicën, çmimi shkon në 179 lekë.

Benzina është rritur me 3 lekë dhe do të shitet me 176 lekë/litër, ndërsa me shumicë jo më shumë se 164 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 2 ora 15.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë