Gazeta Si – Rexhep Meta, babai i Ilir Metës, ka ndërruar jetë këtë të hënë në moshën 83-vjeçare. Kreu i Partisë së Lirisë ka marrë leje për të dalë përkohësisht nga institucioni i vuajtjes së dënimit për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të të atit.
Sipas informacioneve, Burgjet kanë miratuar kërkesën e Metës, i cili do të shoqërohet nën masa sigurie drejt fshatit Çepan, në Skrapar, ku do të zhvillohet ceremonia e varrimit.
Ceremonia e varrimit do të zhvillohet të martën në Çepan, vendlindjen e familjes Meta, ndërsa ish-presidenti do të shoqërohet nga forcat e rendit gjatë gjithë kohës së qëndrimit jashtë institucionit penitenciar.
Ish-presidenti Ilir Meta ndodhet në burg prej 21 tetorit 2024, i akuzuar për tre vepra penale, “fshehje pasurie, pastrim parash dhe korrupsion”.
Në dojen në ngarkim të tij, është e pandehur nga SPAK edhe ish-bashkëshortja, Monika Kryemadhi, e cila është në masën “detyrim paraqitje”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje