Gazeta Si – Bordi i Transparencës zhvilloi sot një mbledhje për caktimin e kufrit të ri të çmimeve të karburanteve.
Kësisoj, si nafta, ashtu edhe benzina, kanë pësuar një ulje çmimi prej 2 lekësh krahasuar me çmimin tavan të herës së kaluar.
Nga ora 13:00 e këaj të shtune, një litër naftë do shitet jo më shumë se 185 lekë dhe një litër benzinë jo më shumë se 173 lekë.
Bordi i Transparencës ka tërhequr vëmendjen e të gjithë operatorëve të tregtimit me shumicë dhe pakicë për zbatimin e vendimit, ndërsa thekson se në rast shkeljesh do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje