Ka ndodhur

Furnizonte shpërndarësit e kokainës, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë (video)

Gazeta Si – Një 37 vjeçar, me iniciale K.C., u arrestua në rrugën “Skënderbej” në Tiranë mëngjesin e kësaj të shtune.

Sipas aaj që shihet në video, 6 policë e ndalojnë 37-vjeçarin, i cili dyshohet se furnizonte me lëndë narkotike persona të tjerë, të cilët më pas e shpërndanin drogën nëpër kryeqytet në doza të vogla.

Gjatë kontrollit, iu gjet dhe sekuestrua një sasi prej 200 gram kokainë. Sipas hetimeve, dyshohet se i arrestuari, e ushtronte aktivitetin kriminal të shitjes së lëndëve narkotike në zona të ndryshme të Tiranës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë