Politike

Antonio Costa tur në Ballkan, viziton Tiranën më 2 qershor

Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, do të vizitojë Tiranën me datë 2 qershor.

Costa do të pritet nga kryeministri, Edi Rama.

Vizita e tij vjen në kuadër të turit të tij në Ballkanin Perëndimor para Samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Kujtojmë se ky samit do të mbahet më 5 qershor në Tivat dhe përfaqëson një moment historik, pasi organizohet për herë të parë në Mal të Zi, i konsideruar se bashku me Shqipërinë si shtete pararoje të procesit të zgjerimit.

Programi përfshin dy seanca kryesore: një takim plenar dhe një drekë pune.

Takimi plenar do t’i kushtohet progresit në afrimin dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE dhe Axhendën e Rritjes, duke forcuar njëkohësisht stabilitetin rajonal, lidhshmërinë dhe qëndrueshmërinë.

Dreka e punës do të përqendrohet në politikën e zgjerimit, sfidat dhe mundësitë kryesore, si dhe në përafrimin me politikat dhe standardet evropiane, duke konfirmuar se zgjerimi mbetet një nga çështjet kryesore strategjike të Bashkimit Evropian.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë