Nga Gazeta ‘Si’- Është shoqëruar me tensione seanca dëgjimore në Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale.
Bashkëkryetari demokrat, Luçiano Boçi ka braktisur sallën pasi bashkëkryetari i PS-së, Arbjan Mazniku i hoqi mikrofonin duke mos e lejuar që të vazhdonte komentin.
Mazniku theksoi se përfaqësuesit e opozitës sipas tij nuk po i lënë hapësirë maxhorancës për të folur, ndërkohë që në një moment i tërheq mikrofonin. Më pas Boçi ngrihet dhe largohet nga salla.
Pjesë nga debati:
Boçi: Mund ta mbyll se nuk është etike. Jo me ma hequr mua mikrofonin…
Mazniku: Kanë folur nga ana e opozitës, nuk ka fol asnjë nga maxhoranca.
Boçi: Nuk është etike që ndërhyn në fjalën time. Tani e tepruat. Nuk po bëj pyetje, po bëj parashtrim. Unë e kuptoj se fjala pyetje ju axhiton. Ta përfundoj une.
Mazniku: Nuk mund të vazhdojë kjo histori.
Boçi: Nuk bëhet kjo sfidë në këtë formë se jemi edhe live. Në komision nuk pranoj sfida të tilla. Parashtrimin tim nuk dua të ma ndërpresë kush, asnjë deputeti s’mund t’ja ndërpresim edhe ne dhe jo më të ndërhyjmë ne si bashkëdrejtues. Këtu stop orkestra.
Mazniku: Jepni fjalën.
Boci: Mos bëj si kalama, ta mbaroj. Ça është kjo ndërhyrje.
Mazniku: Keni dy orë që nuk i jepni fjalën një personi të maxhorancës.
Boçi: Ja mbaje mikrofonin e fute në xhep. Kjo tregon autoritetin tënd.
Mazniku: Mos abuzoni me hapësirën që iu është lënë.
Boçi: Mbaje ta gëzosh.
Të pranishëm ishin edhe kryebashkiakët e qarkut të Beratit, ku shprehën qëndrimet e tyre. Kryetarja e bashkisë së Dimalit, Juliana Memaj u shpreh se ka bashki, përfshi atë që drejton ajo, që duhet të jenë më të vogla për shkak të karakterit të tyre, sepse do të humbte vëmendja nga zonat rurale.
Kritika ndaj komisionit pati kryebashkiaku i Poliçanit, Adriatik Zotkaj, i cili kërkoi që të merren në shqyrtim problemet reale të zonës. Sipas tij, nëse bashkia Poliçan do të shkrihej, nuk do të kishte më të punësuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje