Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mesditën e kësaj të mërkure në bypass-in e Fierit, në afërsi të fshatit Mbrostar Ura.
Dy automjete që udhëtonin në të njëjtin kah janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur katër persona të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore.
Dy prej të lënduarve janë turistë të huaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje