Gazeta Si – Kevin Margjoni, 49-vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Spanjë, pasi akuzohet nga SPAK, si një nga personat e përfshirë në laboratorin e kokainës të zbuluar në Frakull të Fierit.
GjKKO i ka caktuar Margjonit masën e sigurisë “arrest në burg” për veprat penale “trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal. 49-vjeçari pritet të ekstradohet drejt vendit tonë.
Hetimi për këtë operacion nisi në vitin 2022, kur në banesën e familjes Çervanaku në Frakull të Fierit u zbulua një laborator për përpunimin e kokainës, ku u sekuestruan mbi 480 kg lëndë narkotike.
Dyshohet se ajo ishte sjellë nga Kolumbia dhe ishte fshehur në një ngarkesë me pleh organik artificial.
Në këtë operacion u arrestua ish-kryekomunari Viktor Çervanaku, Nikolin Gjolena, Denilson Çervanaku, Klajdi Vrioni (alias Klajdi Kodra), Zenel Çervanaku, Redion Meshi, Enxhi Ferhati, Marildo Rona, Bledar Matoshi dhe Julian Malaj.
Ata janë dënuar në total me 89 vite burg, ndërsa vijon gjykimi ndaj shtetasit kolumbian Samir Rosales Rodriguez, i cili u arrestua në Ekuador dhe pritet ekstradimi i tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje