Gazeta Si – Jep dorëheqjen drejtori i Policisë Vendor të Tiranës, Elton Alushi, i cili ka dorëzuar sot kërkesën në Drejtorinë e Përgjithshme.
Oliger Torba është komanduar drejtor i ri i Policisë së Tiranës, ndërsa ende nuk dihen arsyet që sollën këtë vendim të Elton Alushit.
Alushi u emërua në krye të Policisë së Tiranës në nëntor 2024, pas garës për herë të parë sipas ligjit të policisë dhe qëndroi në detyrë për rreth 1 vit e gjysmë.
Alushi ka qenë një prej njerëzve më të besuar të ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i larguar me dorëheqje në fillim të muajit mars.
Tashmë pritet të hapet konkurrimi për këtë pozicion, teksa veç Tiranës janë edhe katër drejtori të tjera, për Durrësin, Fierin, Kukësin dhe Lezhën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje