Gazeta Si – Një tjetër skemë mashtrimi kompjuterik që realizohej përmes faqeve të falsifikuara që imitonin faqen zyrtare të Posta Shqiptare, u godit nga policia këtë të hënë në Tiranë.
Operacioni “Posta e Rreme 2”, u zhvillua nga strukturat për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, pas hetimeve intensive mbi aktivitetin kriminal online.
Sipas policisë, shtetas të huaj kishin krijuar faqe të rreme dhe dërgonin SMS me linqe mashtruese, me qëllim marrjen e të dhënave personale dhe bankare të qytetarëve shqiptarë. Përmes kësaj skeme, synohej përfitimi i paligjshëm i shumave monetare nga llogaritë bankare të viktimave.
Në kuadër të operacionit, u arrestua francez Z.K., 22 vjeç, ndërsa u shpall në kërkim një gjerman, T.M., 53 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë aktivitet kriminal.
Gjatë kontrolleve, autoritetet sekuestruan telefona celularë, karta SIM, karta bankare, dokumente të ndryshme dhe sende të tjera që dyshohet se përdoreshin në mashtrimet kibernetike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje