Rend dhe Ligj

Zbulohen 3 telefona në burgun e Shkodrës të fshehura në dushe dhe lavanderi

Gazeta Si – Tre telefona celularë janë zbuluar dhe sekuestruar brenda ambienteve të burgut të Shkodrës pas një kontrolli të imtësishëm në godinën numër 2 të burgut, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Gjatë këtij aksioni, autoritetet arritën të lokalizonin telefonat e fshehur në dy prej ambienteve të përbashkëta të godinës:

Sipas njoftimit zyrtar, në ambientet e dusheve, u gjet dhe u sekuestrua një aparat celular i markës “Xiaomi”.

Ndërsa në lavanderi, u zbuluan dy aparate të tjerë, specifikisht një “Nokia” dhe një “iPhone”, të cilët shoqëroheshin edhe me dy fisha karikimi.

Pas gjetjes së sendeve të ndaluara, autoritetet e burgut kanë hartuar menjëherë raportet përkatëse të incidentit dhe procesverbalet e bllokimit të mjeteve.

Rasti i ka kaluar zyrtarisht Agjencisë së Mbikëqyrjes për ndjekjen e mëtejshme të procedurave ligjore dhe hetimore, me qëllim zbardhjen e mënyrës se si këto pajisje u futën në burg.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë