Ka ndodhur

I riu gjendet i pajetë te mbikalimi i Shkozetit

Nga Gazeta ‘Si’- Një 31-vjeçar është gjetur pa shenja jete, mëngjesin e sotëm në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, në Durrës.

Burime policore bëjnë me dije se trupi u gjet në anë të rrugës e menjëherë është njoftuar Urgjenca dhe u dërguar në spital.

Nga hetimet rezulton se 31-vjeçari ishte nga Shijaku dhe mëngjesin e sotëm nuk është ndjerë mirë dhe ka marrë makinën e është drejtuar për në spitalin e Durrësit. Dyshimet e para janë për një arrest kardiak, por do të jetë mjekësia ligjore që do të përcaktojë shkakun e vdekjes. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e të gjithë rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë