Moti

E shtuna me mot të kthjellët

Nga Gazeta ‘Si’- Vendi ynë ditën e shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët e gradualisht shtim vranësirash të pakta deri mesatare kalimtare në pjesën më të madhe të territorit. Duke filluar nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet kodrinore e malore të territorit vranësirat hera-herës deri të dendura.

Prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë në relievet malore në lindje reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët. Në periudha afatshkurtra reshjet në këto zona në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër. Reshje shiu me intensitet të ulët gjithashtu edhe në relievet e larta malore të zonës së jugut. Pas orëve të pasdites ndërprerje të reshjeve të shiut në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore hera-herës pritet të arrijë shpejtësi deri në 17 m/s.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë