Nga Gazeta Si- Europa, për shkak të anticikloneve të fuqishme, ka nisur të goditet nga një valë të nxehti me temperatura jashtëzakonisht të larta për këtë periudhë- deri në +10 gradë mbi normalen. Bëhet fjalë për temperatura që mund të arrijnë 40 gradë e më shumë, ndërkohë që mungon ende më shumë se një javë nga fundi i majit.
Që dje, Spanja dhe Franca kanë përjetuar mbërritjen e ajrit të nxehtë që vjen nga Maroku- në Badajoz temperaturat arritën në 37.7 gradë, ndërsa në Francë, pranë Hossegor, në 35 gradë. Pikërisht këto dy territore, së bashku me Portugalia, do të përjetojnë rreth tetë ditë radhazi me vapë ekstreme.
Edhe në Itali, ashtu si në Gjermani, Holandë, një pjesë të Alpeve dhe zonave të Skandinavisë, temperaturat do të kalojnë nga ato tipike pranverore në ato që zakonisht përjetohen në korrik.
“Mes të premtes dhe të dielës, në rajonet tona qendrore-veriore dhe në Europën Qendrore do të arrijmë temperatura tipike të fundit të qershorit dhe, javën e ardhshme, ndoshta vlera tipike të korrikut”, shprehet meteorologu dhe studiuesi Giulio Betti i Cnr-Lamma.
Në Itali priten temperatura të larta sidomos në veri-qendër dhe në zonat e brendshme të Pianura Padana, ku temperaturat do të variojnë nga 28 deri në 32 gradë.
Kjo situatë e re termike që do të godasë Europën shqetëson sidomos për ndikimin te kulturat bujqësore. Në shumë zona do të ketë kalim të menjëhershëm nga periudha të ftohta në temperatura shumë të larta, një “shok termik” potencialisht fatal për disa kultura dhe që mund të dëmtojë edhe ullinjtë.
Europa do të ndiejë efektet indirekte të Super El Nino-s, por temperaturat mund të rriten ndjeshëm nga gushti deri në nëntor. Kjo do të reflektohet sidomos në mbinxehjen e deteve, që do të thotë më shumë energji dhe potencial për ngjarje ekstreme meteorologjike në territoret tona./ La Repubblica/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje