Ka ndodhur

Digjen katër betoniere në një kantier ndërtimi në Vlorë

Gazeta Si – Katër betoniere të tonazhit të rëndë kanë shkrumbuar nga flakët brenda një kantieri pune në pronësi të biznesmenit Blerti Mëhillaj në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Fushë-Dukatit, ku 4 mjetet e tonazhit të rëndë kanë qenë të parkuara. Sipas dyshimeve, zjarri ka qenë i qëllimshëm, pasi një person ka hyrë dhe i ka spërkatur me benzinë për t’u vënë më pas flakën.

Katër mjetet u dogjën pjesërisht, ndërsa flakët shkaktuan panik në zonë. Mësohet se në vendin e ngjajres kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse dhe policia, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve dhe nisjen e hetimeve.

Grupi hetimor është ende duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, kqyrjen e kamerave të sigurisë dhe identifikimin e autorit/autorëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë