Ka ndodhur

Goditet grupi që shpërndante drogë në shkollat e Laçit, 7 të arrestuar

Gazeta Si – Shtatë persona janë arrestuar në Laç, të dyshuar si të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike, si dhe në organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Sipas policisë, dyshohet se ata shpërndanin kanabis në zona të ndryshme të qytetit të Laçit, si dhe në afërsi të ambienteve të shkollave.

Personat e arrestuar janë: Kol Stojani, Fatjon Piscaku, Elson Piscaku, Bruno Dungaj, Xhulio Marku, Fatjon Fufi, Ermir Stojani.

Operacioni u finalizua pas disa muajsh hetime me metoda speciale, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për disa persona që ushtronin aktivitetin kriminal të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, në qytetin e Laçit.

Gjithashtu, gjatë operacionit, u zbulua 1 lokal ku organizoheshin lojëra fati, me kompjuterë, në kundërshtim me ligjin.

Për këtë rast, u arrestua pronari i lokalit, babai i 2 prej shtetasve të arrestuar, i cili nuk e kishte regjistruar subjektin dhe punonjësit, në organet kompetente. 


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë